Kina mund të zgjidhë krizën globale

18/10/2011 21:40

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mervyn King, i bëri thirrje Kinës që të importojë më shumë produkte, në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës botërore.

”Katër vjet pas fillimit të krizës botërore, rezervat e Kinës në monedhë të huaj janë shumë më të mëdha se ato të çdo vendi tjetër. Ata janë në pozita shumë më të mira se të gjithë për të ndërhyrë duke importuar, çka mund të ndihmojë shumë në zgjidhjen e krizës financiare”.

Rrugëzgjidhja e propozuar nga kreu i financave britanike pritet të diskutohet gjatë punimeve të samitit të ardhshëm të G20-s, në plan për t’u mbajtur në Kanë, gjatë nëntorit.

King shpjegoi se vende si SHBA dhe Britania e madhe kanë një ekonomi funksionale, me problemin kryesor të tyre që është vetëm bilanci negativ midis eksporteve dhe importeve. Kjo bën që sasi të mëdha parash të largohen nga vendi dhe të financojnë rritjen ekonomike të vendeve në zhvillim apo të gjigantëve si Kina, India apo Brazili, që po shesin gjithmonë e më shumë në këto shtete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA