E quajtur si sëmundje më e tmerrshme se SIDA dhe kanceri i gjirit, autizmi po kthehet në një problem edhe në Shqipëri.

Tre prindër tregojnë për emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ historitë me fëmijët e tyre që vuajnë nga kjo sëmundje.

“Kam qarë shumë, por më shumë më ka qarë shpirti sepse nuk e dija se do të ndodhesha para një situatë të tillë”, shprehet një nënë.

Më tej, ajo shton: “Duke e parë djalin i dhashë forca vetes për ta kaluar këtë dhe forca më e madhe ishte dashuria që kisha. Të punosh me një fëmijë autik është si të ngresh një kështjellë të madhe pa mjete pune, vetëm me duar.”

Një nënë tjetër thotë se ishte e vështirë ta besonte që djali i saj vuante nga autizmi.

“Në fillim ishte shumë e vështirë për ta besuar. Mundohem që ta urdhëroj, por është pak i vështirë. Rrobat nuk i vesh mirë, nuk i vesh saktë”, thekson ajo.

“Fëmija im është 6 vjeç, por ka një zhvillim si të ishte vetëm 2. Nuk i do vëllezërit dhe nuk ndihet mirë në praninë e tyre”, thotë një tjetër prind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA