Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idriz u kërkon qytetarëve që të mos bëjnë deklarim të rremë për interesa të caktuara në lidhje me përkatësinë etnike.
Në qytetin e Vlorës ku ai vijoi turin “Ji krenar që je shqiptar” Idrizi tha se aplikimi i gjobave për deklarime të rremë nuk është shkelje e të drejtave pasi aplikohet edhe në shtete të tjera ku po zhvillohet censusi.
“Cdo njeri që në regjistrin e gjendjes civile është shqiptar dhe i ndikuar nga jashtë do të deklarohet i një kombësie tjetër, në rastin specifik grek, e ka të kotë sepse deklarimi i tij duke u ballafaquar me regjistrin kombëtar të gjendjes civile nuk do të merret parasysh dhe do të gjobitet për deklarim të rremë. Kjo nuk është një shpikje shqiptare. U bëj me dije që edhe në Itali para katër ditësh ka nisur procesi i censusit, edjhe aty parashikohen gjoba në rastin e mosdeklarimit dhe akoma më shumë për deklarime të rreme”, u shpreh kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Në takimin e zhvilluar në qytetin e Vlorës merrnin pjesë përvec PDIU-së edhe përfaqësues të shoqatës Camëria, klubi i patriotëve të rinj dhe mbështetës të këtyre forcave.
Top Channel