Tajlandë, përmbytjet pranë kryeqytetit

15/10/2011 09:45

Ushtria dhe mijëra vullnetarë civilë janë duke punuar orë pas ore për fortifikimin e barrikadave ndaj ujit, ndërsa kryeqyteti tajlandez, Bangkoku, është nën alarm nga përmbytjet.

Kanalet kulluese janë pastruar, ndërsa thase me rërë janë vendosur në pozicionet më të rrezikuara të kryeqendrës me 8,2 milion banorë.

Burime zyrtare informojnë se ditët e ardhshme do të jenë më të vështirat, pasi përkeqësimi i kohës do të bëjë që lumenjtë që përshkrojnë qytetin të fryhen përtej kapacitetit të tyre të zakonshëm.

Ndërkohë, zona të tëra në veri dhe qendër të vendit janë pushtuar nga uji, ndërsa bilanci i viktimave është rritur deri në 280.

Plani i forcave ushtarake në Bangkok është që nëpërmjet kanaleve të devijojnë valën e pritshme të ujit në lindje të kryeqytetit, larg qendrës që është edhe zemra ekonomike e vendit.

Megjithatë, siç pranoi Kryeministrja e vendit, Yuingluck Shinaëatra, ka pak gjasa që plani i tyre të rezultojë i suksesshëm, prandaj të gjithë banorët duhet të jenë të gatshëm për t’u përballur me skenarin më të keq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA