Shkodër, homazhe për Ndrek Prelën

15/10/2011 22:00

Presidenti i Republikës Bamir Topi mori pjesë në ceremoninë e homazheve në nderimt të aktorit të njohur shkodran Ndrek Prela, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 91-vjecare.

Homazhet u mbajtën në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ku kolegë të të ndjerit dhe figura të njohura të artit dhe politikës nderuan aktorin Prela, ikonë e kinematografisë shqiptare.

Në fjalën e tij presidenti i Bamir Topi u shpreh se, “Ndrek Prela, kjo figurë e madhe e kinematografisë shqipatre, do të mbetet një shkollë aktrimi për brezat”.

Puna dhe profesionalizimi i aktorit Ndrek Prela është vlersuar dhe kujtuar dhe nga kolegët e tij Rikard Larja dhe Rajmonda Bulku.

Pioneri i skenës dhe ekranit, Ndrek Prela e nisi karrierën kinematografike në vitin 1963 me rolin e infermierit në filmin “Detyrë e Posacme”, i ndjekur më pas nga interpretime të shumta në filma si “Komisari i Dritës”, “Balonat”, “Flaka e Maleve”, apo në teatër si “Cështja e Blertës”. Roli i tij i fundit ishte në filmin “Balada e Kurbinit”, të vitit 1990.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA