Rusi, zbulohet jetimorja e horroreve

15/10/2011 18:15

Autoritetet ruse kanë zbuluar në Miski, në rajonin siberian të Kemerovos, një jetimore që është cilësuar si “instituti-horror”.

Në jetimoren në fjalë kanë vdekur pothuajse 30 fëmijë për shkak të kequshqimit, ndërkohë që rreth 400 të tjerë me sëmundje që u pengojnë lëvizjen janë të shtruar në të.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, në dy vitet e fundit në këtë institut ka pasur 27 të vdekur, ndërkohë që janë zhdukur 16 mijë euro të arkëtuara nga shteti për të miturit kur të bëhen të rritur.

Tani, prokuroria lokale ka hapur një hetim dhe drejtori i institutit, që akuzohet për neglizhencë të qëllimshme dhe abuzim me anë të detyrës, ka dhënë dorëheqjen.

Gjithcka u zbulua pas vdekjes nga kequshqimi të një fëmije 11-vjecar, që peshonte vetëm 10 kilogramë.

“Kemi parë fëmijë në një gjendje që mund të krahasohet vetëm me atë të kampeve naziste të përqendrimit”, ka deklaruar i indinjuar prokurori Oleg Zaratovski.

Nga 27 vdekje, sic është vërtetuar nga autopsitë, 11 janë shkaktuar nga mbytja si pasojë e ushqimit të keq.

Nga hetimet ka rezultuar se infermieret ushqenin në rrugë orale edhe të vegjëlit që duhet të ushqeheshin vetëm përmes venave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA