OKB: Të shmanget lufta civile në Siri

15/10/2011 04:00

Zyrtarë të lartë të të drejtave të njeriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara apeluan ndaj komunitetit ndërkombëtar të marrin masat e nevojshme për të ndalur, atë që ata e cilësuan si “vrasje tronditëse të civilëve”.

“Objektivi duhet të jetë ndërmarrja nga ana e komunitetit ndërkombëtar e të gjitha masave të nevojshme, në mënyrë të menjëhershme dhe të vendosur për të ndalur vrasjet e vazhdueshme që mund të cojnë Sirinë në një luftë civile”, thuhet në deklaratën e Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara, Navy Pillay.

Deklarata e zonjës Pillay u bë gjatë ditës së premte, ditë kur në disa qytete të Sirisë, mijëra protestues zbarkuan në rrugë në mbështetje të të ashtuquajturës “ushtria e lirisë”. “Ushtria e Lirisë” përbëhet nga formacione luftarake të pakoordinuara me ushtarë e civilë që kanë braktisur vijën e ashpër të presidentit Bashar al Assad.

12 persona u raportuan të vdekur gjatë protestave të ditës së premte. Në një raport të mëhershëm, OKB citon se mbi 3 mijë persona kanë humbur jetën në Siri që nga nisja e protestave kundër regjimit të al Assad në muajin mars të këtij viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA