Kriza e Eurozonës, debat Obama-Merkel

15/10/2011 09:00

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, telefonoi pasditen e së premtes Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, për të diskutuar rreth krizës së borxheve në Eurozonë.

Në lajmin e zbuluar vetëm mëngjesin e sotëm prej mediave ndërkombëtare, Merkel duket se ka kërkuar të mësojë më shumë për qëndrimin e Uashingtonit, rreth propozimit të vendeve europiane, për një rritje të mundshme të investimeve të FMN-së për Europën e Bashkuar.

Një mbledhje e G20 është duke u zhvilluar në Paris, ku Ministrat e Financave të 20 vendeve më të industrializuara të botës po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për problemin e borxheve në Eurozonë.

Megjithatë, Sekretati ameriakan i Financave nuk u tregua i hapur ndaj idesë së rritjes së investimeve të FMN-së për Europën, duke vendosur në pikëpyetje planet franko-gjermane.

Ideja për të injektuar 350 miliardë euro në ekonominë europiane është mirëpritur kryesisht vetëm nga ekonomitë në rritje të vendeve të mëdha në zhvillim, si India, Turqia apo Brazili.

Në ditën e parë të punimeve, siç ishte parashikuar, bisedimet u përqendruan përsëri rreth krizës greke si dhe mundësisë që ajo të përhapet në vende të tjera të Bashkimit Europian, si Italia apo Spanja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA