Kinë, takim i madh i udhëheqësve partiakë

15/10/2011 09:35

Partia Komuniste Kineze ka nisur takimin e saj më të rëndësishëm të përvitshëm, i cili do të vazhdojë deri në mesjavën e ardhshme.

Mbledhja e Komitetit Qëndor të Partisë është takimi i fundit i madh, përpara realizimit të ndryshimeve në dy postet më të larta shtetërore.

Presidenti Hu Jintao do të lërë detyrën e tij pas kongresit të partisë në vitin 2012, ndërsa Kryeministri Wen Jiabao përfundon mandatin e tij.

Megjithatë, nuk janë publikuar detaje rreth asaj që do të bisedohet në mbledhjen që bashkon përfaqësuesit më të lartë komunistë nga të gjitha provincat kineze.

Ndonëse agjensia shtetërore e lajmeve ka dhënë vetëm një raportim të thatë, në të cilën shkruan vetëm se “në Pekin do të mblidhet për katër ditë Komiteti Qëndor”, besohet se organet partiake do të bisedojnë edhe disa çështje të rëndësishme, siç është presioni amerikan për të rivlerësuar monedhën juan.

Senati në SHBA kaloi përpara disa ditësh një projektligj, i cili nëse do të miratohet edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, do të shtojë presionin anti-inflacionist ndaj Kinës. Pekini zyrtar i është përgjigjur ashpërsisht projektligjit, duke e cilësuar atë si fillimin e një lufte ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA