
Udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit po e shtrijnë aq shumë pushtetin e
tyre sa një numer i madh aktivistësh e juristësh kanë nisur të ngrenë
pyetjen: a do te jene ata të gatshem t’ia dorezojne qeverisjen nje
autoriteti civil?
Dy anetare te Keshillit Ushtarak te ngjitur ne pushtet pas rrezimit te presidentit Hosni Mubarak, kane pohuar per te paren gjate intervistimit kete jave se planifikojne te marrin kontrollin e plote te qeverise edhe pas zgjedhjeve per parlamentin e ri.
Legjislatura do te mbetet sipas tyre ne rolin e vartesit, sic e ka pasur pak a shume ne kohen e ish-presidentit, ndersa keshilli do te caktoje kryeministrin dhe kabinetin. ‘Do ta mbajme pushtetin derisa te kemi nje president te ri, – tha gjeneral major Mahmoud Hegazy.
Ne deklaratat e saj zyrtare, ushtria pat deklaruar ne muajin mars se do te kujdesej qe zgjedhjet presidenciale te mbaheshin ne shtator. Tani, gjeneralet ndryshojne qendrim e thone se kreu i shtetit do te zgjidhet vetem pas formimit te parlamentit te ri, nje asambleje kushtetuese dhe ratifikimit te kushtetutes se re, proces ky qe mund te zgjase deri ne 2013-ten apo edhe me shume.
Kalimi i pushtetit nje autoriteti civil perpara dhe jo pas hartimit te dokumentit te ri themeltar ishte nje komponent kyc i referendumit kombetar mbi nje deklarate kushtetuese, te mbajtur gjithashtu ne mars. Deklarata kerkonte nga ushtria krijimin e institucioneve dekomratike dhe pezullimin e ligjit 30-vjecar te gjendjes se jashtezakonshme, qe lejonte arrestimet pa gjyq.
Top Channel