Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Parlament, ligjin për menaxhimin e mbetjeve.

Gjate sqarimit te motivit per mosdekretimin e ketij ligji, i cili u kalua para dy javesh vetem me shumicen e votave te maxhorance qeverisese, Presidenti ka argumentuar se, neni qe parashikon importimin e mbeturinave del jashte qellimit te ligjit.


“Kushtetuta e Shqipërisë,
dokumenti ynë themelor, udhërrëfyes i tërë veprimtarisë sonë shtetërore
dhe shoqërore, parashikon si një ndër objektivat socialë të
institucioneve shqiptare, synimin për një mjedis të shëndetshëm dhe
ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, thotë
presidenti.

Në motivacion, Presidenti shpjegon se në bazë të Kushtetutës, vendosi të mos e dekretojë ligjin, por ta kthejë edhe
njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi në të ka gjetur mospërputhje dhe
dispozita jashtë objektit të vetë ligjit.

“Qëllimi kryesor i
ligjit është marrja e masave të nevojshme dhe të domosdoshme për
menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e
Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i
tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së
procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një
problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i
mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie
ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit
të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”,
apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i
burimeve”, thuhet në motivacion.

Presidenti u drejtohet
deputetëve duke i kërkuar shqyrtimin e ligjit me qëllim realizimin sa më
të mirë të qëllimit për të cilin është miratuar, menaxhimin e mbetjeve
në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe
shëndetit të njeriut.

Topi: Politika po penalizon shqiptarët

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u shpreh nga qyteti i Fierit se “shoqëria shqiptare po penalizohet nga politika”.


“Mbetem i mendimit se ligji ka nevojë
për përmirësime në drejtimet e mësipërme, por gjykoj se çdo variant i
ofruar duhet të jetë në pajtim me objektivat socialë që Kushtetuta ka
vendosur, që institucionet dhe shoqëria shqiptare duhet të kenë në
raport me jetën tonë dhe brezat e ardhshëm”, thotë presidenti Topi.

Apeli im i djeshëm për
partitë ishte publik.Sot, shoqëria shqiptare po penalizohet nga
politika. Nuk është e denjë për Parlamentin të angazhohet me sharje e
fyerje, por të punojë për integrimin”, deklaroi Topi.

“Reagimet e djeshme provuan përfundimet e Komisionit Evropian”, tha presidenti duke iu referuar deklaratave të ndërkombëtarëve.

Përsa i përket ligjit të mbetjeve, Topi nënvizoi se “nuk është i keq, por ka kontradikta mes disa neneve dhe duhet rishikuar”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA