Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Kosovës ka shënuar rritje gjatë periudhës së fundit me rreth 28 për qind.

Ky vlerësim është dhënë gjatë takimit të zhvilluar të premten në Prishtinë midis ministrit maqedonas të Ekonomisë, Valon Saracini dhe ministres kosovare të Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila.

Ministrja Lila theksoi se Maqedonia është një partner i rëndësishëm tregtar i Kosovës dhe nënvizoi se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është përmirësuar, edhe pse deficiti është i lartë nga ana e Kosovës.

Ndërsa ministri Saracini, duke theksuar se ekonomia e Maqedonisë po ecën në drejtim të rritjes së konkurrencës, ftoi kompanitë kosovare që të investojnë në vendin e tij.

“Së fundmi jemi fokusuar në programet që ofron BE për mbështetjen e biznesit në vendet kandidate dhe ideja është financimi i projekteve strategjike që do të jenë në interes të dyanshëm”, tha ministri maqedonas.

Saracini u prit në një takim edhe nga ministri i Ekonomisë së Kosovës, Besim Beqaj, i cili theksoi se prioritet i qeverisë kosovare është përmirësimi i zhvillimit ekonomik dhe realizimi i projekteve të përbashkëta tregtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA