Gazetari i BBC-së, fajtor për terrorizëm

14/10/2011 16:30

Një reporter i BBC-së u shpall fajtor në Taxhikistan për bashkëpunim në aktivitetet terroriste me një organizatë të jashtëligjshme islamike, ngjarje që ka gjetur reagimin e fortë të gjigantëve mediatikë britanikë.

Një gjykatë në kryeqytetin Dushanbe e dënoi reporterin e quajtur Urunboy Usmonov me tre vjet heqje lirie, por ai u la i lirë si rrjedhojë e një amnistie. Pavarësisht kësaj, gazetari është i vendosur të dërgojë çështjen e tij në gjykatën e apelit, për të pastruar emrin e tij dhe të BBC-së nga akuzat e rënda.

I arrestuar në korrik, çështja Usmonov ngjalli reagim të fortë ndërkombëtar, ndërsa autoritetet nuk ishin në gjendje të ofronin asnjë provë bindëse për përfshirjen e tij në aktivitetet e Hizb ut-Tahrir.

Në mbrojtjen e tij, reporteri pretendon se është takuar me antarët e grupimit terrorist, vetëm për arsye profesionale. BBC është në gjendje të mbështesë këtë version.

Drejtori i lajmeve ndërkombëtare të korporatës mediatike, Peter Horrocks, deklaroi: “Shpresojmë që gjykata e apelit të vlerësojë në mënyrë të qartë faktet dhe të pastrojë reputacionin e Zotit Usmonov dhe të BBC-së, nga këto akuza tepër të rënda. Gjithashtu, ne kemi ndërmend të ushtrojmë presion dhe të kërkojmë shpjegime për torturat dhe trajtimin jonjerëzor që i është bërë reporterit tonë në burgjet taxhikistanase”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA