Britani, dorëhiqet Ministri i Mbrojtjes

14/10/2011 18:30

Ministri Britanik i Mbrojtjes, Liam Fox, paraqiti pasditen e sotme dorëheqjen e tij të parevokueshme nga funksioni, për shkak të dyshimeve se ndau disa detyra shtetërore me një mikun e tij.

Fox ishte vendosur nën hetim pas spekulimeve se theu kodin ministerial. Në dorëheqjen e tij, një prej figurave më të larta të politikës britanike pranoi se lejoi marrëdhëniet personale të ndërhynin në ato profesionale.

Kryeministri David Cameroon u shpreh “shumë i trishtuar” për largimin e tij nga kabineti, por shtoi se i kupton arsyet. Ditën e enjte, në parlament, laburistët në opozitë deklaruan se ai nuk kishte respektuar standartet e kërkuara nga një Ministër dhe si rrjedhojë duhet të largohej.

Ministri i Mbrojtjes ishte vënë nën presion të madh politik dhe mediatik pasi u zbulua se një miku i tij e kishte shoqëruar në 18 udhëtime zyrtare, ndonëse nuk kishte asnjë funksion dhe i kishte qëndruar pranë në disa marrëveshje politike, njësoj sikur të ishte këshilltari i Ministrit.

Miku i Ministrit është vendosur gjithashtu nën hetim, për të kuptuar nëse ka përfituar nga frekuentimi i shpeshtë i Zotit Fox.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA