Sequi në “Top Story”: Përse BE refuzoi Shqipërinë

13/10/2011 18:25

Një dite pas raportit kritik të Brukselit, që la sërish “në klase” Shqipërine, në ”Top Story” flet ambasadori i Komisionit Europian, Ettore Sekui.

Në një intervistë të gjatë me gazetarin Sokol Balla, ambasadori Sekui do të tregoje se çfare shkoi sërish gabim që Shqipërisë iu refuzua statusi i vendit kandidat, ku u bë progres dhe ku çaloi Shqipëria? Si ndikuan 21 janari, korrupsioni dhe mënyra se si shkuan zgjedhjet në Tiranë? Cila është përgjegjësia e opozitës? Sa faj ka qeveria? A mund të shërbejë ky dështim për të nxitur shpejtimin e dialogut politik dhe a ka më shpresë për ëndrrën europiane?

Në një diëe të vështirë për Shqipërinë, përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Europian në Shqipëri flet për raportet e tij me Ramen dhe Berishen, si dhe aspiratat europiane të shqiptarëve. Gjithçka mund ta ndiqni sot, ora 21:00, në emisionin “Top Story”, me Sokol Ballën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA