Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule është konkret, kur thotë se për dështimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidatit, përgjegjësia nuk mund të mbetet jetime:
“Përgjegjësia ka emër dhe mbiemër, ka adresë: është qeveria dhe Kryeministri Sali Berisha”, shprehet Dule, i cili krahas kësaj përgjegjësie të qeverisë, që e cilëson “të qenësishme”, i njeh një përgjegjësi edhe opozitës: “Për mendimin tonë, opozita ka përgjegjësitë e veta, që ne i shohim në inkonsekuencën strategjike dhe konfuzionin taktik të aktivitetit së saj”.
Kreu i PBDNJ ofron një taktikë më thjeshtë: “Për ne nuk mund të ketë zgjidhje tjetër, veçse ajo e një reforme të shpejtë zgjedhore dhe vetëm zgjedhore. Dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme brenda pranverës së ardhshme”.
Sipas zotit Dule, raportet e sotme parlamentare pengojnë kryerjen e reformave të tjera, që do të bënin të mundur realizimin e ëndrrës europiane të qytetarëve.
Top Channel