Integrimi drejt BE, Shqipëria shënon një tjetër moment historik, të hënën çelet grupkapitulli i fundit i negociatave Ka nisur me debate të ashpra ndërmjet kryetarit të grupit të këshilltarëve socialiste zotit Aldrin Dalipi dhe kreut të këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti.
Së pari Dalipi ka kërkuar shpjegime përse këshilli nuk i është përgjigjur thirrjes për mbledhje të jashtëzakonshme pas incidentit të ndodhur me drejtorinë policisë bashkiake dhe dy inspektorët e drejtorisë së taksave si dhe incidentit të shkaktuar në ambjentet e Top Channel.
Nën thirrjet e Dalipit për një përgjigje Kosovrasti ka kërkuar miratimin e rendit me tre pika shtesë, ku kanë votuar edhe dy këshilltarët me të rinj të cilët ende nuk kishin marrë mandatin Bojken Lako dhe Blerina Kazaferi.
Mbledhja është ndërprerë për të vijuar më pas sërish me votimin dhe numërimi është bërë një për një nga vetë kreu Kosovrasti, ku në fillim mazhoranca arriti të kishte vetëm 26 vota, dhe po kaq opozita kundër, por ka mjaftuar një votë e këshilltarit të PSV ‘91 Enver Reci për t’i dhënë mazhorancës 27 vota.
Në kohën kur pritej që kryetari i bashkisë paraqiste kërkesat para këshilltarëve përfshirë këtu dhe heqjen e 60 taksave vendore Dalipi i ka bërë me dije se këshilltarët e PS e konsiderojnë të paligjshme këtë mbledhje.
“U votua në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, ne jemi kundër edhe rendit të ditës, pasi nuk kemi pasur kohë të shqyrtojmë vendimet. Ne largohemi nga mbledhja e Këshillit Bashkiak”, deklaroi Dalipi.
“Ju ftojmë të diskutojmë në mënyrë të civilizuar cështjet për të cilat nuk biem dakord. Bisedoni me përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve për cështjet e mandateve. Të diskutohet dhe të bihet dakord, të mos ndiqet praktika e bojkotit”, deklaroi Basha, i cili shprehu keqardhjen e tij për vendimin e të majtëve.
Pasi janë larguar këshilltarët socialistë mbledhja ka vijuar me fjalën e zotit Basha me kërkesat për ristrukturimin e bashkisë dhe shtimin e disa drejtorive, heqja e 60 taksave, kalimi i sportklub Tirana në SHBA e të tjera të cilat në mungesë të opozitës kalojnë me votat e mazhorancës.
Basha foli edhe për dhënien e titujve qytetar nderi, një për emirin e Kuvajtit, që në denoncimin e Fiks Fare në mbrëmje rezulton ta ketë marrë një herë këtë titull, por nga Edi Rama.
Dalipi: U shkel tre herë rregullorja
Kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi ka denoncuar në një konferencë për shtyp “deformimin” e ligjit të votimit të këtij këshilli gjatë mbledhjes së të mërkurës.
“U shkel neni 4 i rregullores, që thotë se rendi i ditës përcaktohet 5 ditë para mbledhjes. Në mbledhje u futën disa diskutime të pashqyrtuara më parë. Së dyti, në votimin e rendit të distës votuan disa këshilltarë që s’kishin mandat”, ka deklaruar Dalipi.
Shkelja e tretë sipas tij, ishte kur në mbledhje u krye një votim me 27 vota për dy anëtarë, ndërkohë që neni 27 i ligjit për pushtetin vendor thotë se, që mandatet të jenë të vlefshme duhen 28 vota.
“Përfundimisht, kjo shkelje e ligjit bën që cdo vendim i sotëm i Këshillit Bashkiak të jetë i paligjshëm”, ka theksuar Dalipi, i cili nga ana tjetër ka ftuar këshilltarët e djathtë që të ndryshojnë praktikat e vendmimmarrjes.
“Shprehim angazhimin tonë për interesat e qytetarëve që na kanë votuar dhe u themi këshilltarëve të tjerë që t’u kthehen bisedimeve me opozitën për të pasur një vendimmarrje ligjore”, ka shtuar Dalipi.
Top Channel