" /> ">

“Statusi”, Sequi: Ngërci ju pengoi

12/10/2011 00:00

“Komisioni Evriopian nuk celi negociatat me Shqipërinë për shkak të
ngërcit të vazhdueshëm politik”. Kështu deklaroi në Tiranë ambasadori i
Bashkimit Evropian Ettore Sequi, i cili prezantoi progres raportin e
Komisionit Evropian para mediave vendase.

Diplomati evropian vuri ne dukje se në Shqipëri është shënuar mungesë e dialogut konstruktiv politik, si dhe retorikë konfliktuale.

“Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për perspektivën europiane të Shqipërisë, por vendi juaj duhet të plotësojë të njëjtat kushte dhe reforma, sikurse edhe vendet e tjera që sot janë kandidate për në BE ose anëtare të Unionit. Në vecanti duhen ndërmarrë ato reforma që kanë të bëjnë me BE-në dhe që kanë lidhje me përmbushjen e 12 prioriteteve kyce”, tha Sequi.

Ambasadori shprehu qartë mesazhin se Shqipëria i ka mundësitë për të përmbushur standardet, por për këtë kërkohen përgatitje rigoroze dhe të plota, përmes bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës.

“Shqiperia duhet te bashkoje forcat e veta per te vepruar rreth nje qellimi te vetem qe eshte integrimi ne BE”, tha Sequi.

Gjatë deklaartës së tij ambasadori përmendi atë që tha edhe komisioneri për zgjerimin Fyle, se ka sinjale pozitive për rifillimin e dialogut për të patur një nivel bashkëpunimi me qëllim ecjen përpara të procesit.

Shqipëria ngel sërish në klasë

Komisioni Europian konkludon se, megjithë progresin e bërë, kushtet për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë nuk janë plotësuar ende.

Progres i pamjaftueshëm vlerësohet për kriterin politik të Kopenhagenit. Ngërci politik i krijuar pas zgjedhjeve të vitit 2009, rezultati i të cilave u kontestua nga Partia Socialiste, mbizotëroi skenën e brendshme politike edhe këtë vit.

Mosbesimi mes palëve u rrit pas zhvillimeve të 21 janarit dhe zgjedhjeve lokale.

Fyle: Pengesë ngërçi politik

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Shtefan Fyle prezantoi strategjinë e zgjerimit me vendet e Ballkanit. Për Shqipërinë, Komisioni rifreskon angazhimin për të ndihmuar palët në kapërcimin e ngërcit politik.

“Ne Shqiperi, progresi u demtua nga vazhdimi i ngercit politik dhe zhvillimet e metejshme konfrontuese. Se fundmi, ka disa sinjale me pozitive , e se partite politike duan te rivendosin marredheniet. Kjo kerkohet ne menyre urgjente, pra qe partite politike te vendosin dhe te ruajne nje nivel bashkepunimi qe do te mundesonte progres drejt Bashkimit Europian. Me lejoni te rifreskoj vendosmerine e Komisionit, e te Parlamentit Europian gjithashtu, per te ndihmuar te gjitha palet ne Shqiperi qe te kapercejne mosbesimin personal dhe qe te hedhin bazat, ne menyre qe Qeveria te jete e afte te krijoje mundesite qe procesi i integrimit europian te jete gjitheperfshires, dhe per Opoziten qe te jete nje partner konstruktiv ne kete proces”, tha Fyle. 
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA