Spanjë, goditje për bankat kryesore

12/10/2011 15:20

Dy agjensitë më të mëdha vlerësuese ekonomike në botë reduktuan notën e kreditimit të disa prej bankave kryesore spanjolle, duke i dhënë një tjetër goditje serioze ekonomisë së mbytur nga borxhet.

”Standart & Poor” informoi se ka reduktuar vlerësimin e dhjetë institicioneve financiare spanjolle, për shkak të panoramës negative financiare të vendit. Bankat kryesore të vendit, “Santander” dhe “BBVA”, gjithashtu u goditën nga ky ndryshim.

”Fitch” gjithashtu lajmëroi për një zbritje të notës së kreditimit të gjashtë bankave. “Një rivlerësim i tillë është shkaktuar nga zhvillimet e papritura dhe jooptimiste makroekonomike në ambientin financiar spanjoll”, shkruante “S & P” në komunikatë.
”Në pikëpamjen tonë, ekonomia e Spanjës përballet me një panoramë jo shumë optimiste rritjeje në të ardhmen, tregu i pasurive të palujtshme mbetet nën presion, ndërsa gjendja e turbullt e tregjeve kryesore vazhdon”.

Sipas vlerësimeve, rënia e ekonomisë së vendit iberik pritet të vazhdojë edhe gjatë 15-18 muajve të ardhshëm. Defiçiti i madh buxhetor dhe tregu shumë i ekspozuar nga goditjet e jashtme e bëjnë Spanjën të jetë nën rrezik konstant.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA