SHBA, sanksione kompanisë ajrore iraniane

12/10/2011 19:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës lajmëruan vendosjen e sanksioneve ndaj kompanisë ajrore irianiane, e cila futi në territorin amerikan dy personat që po organizonin një atentat ndaj ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington.

Departamenti Amerikan i Thesarit informoi gjatë pasdites se ishte “Mahan Air”, kompani që lejoi transportimin e eksponentëve të Hezbollahut dhe forcave kuds.

Në bazë të sanksioneve të vendosura, asetet amerikane të firmës do të ngrihen, ndëra kompanitë vendase ndalohen që të hynë në marrëveshje biznesi me kompaninë.

Më parë gjatë ditës, Sekretarja Amerikane e Shtetit e cilësoi komplotin për këtë vrasje si një “përshkallëzim të rrezikshëm” të politikës së jashtme të Iranit.

Sipas Uashingtonit zyrtar, ekzistojnë prova të qarta se Shërbimet e Fshehta të Iranit janë përfshirë në këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA