Libia, Spanja tërheq avionët luftarakë

12/10/2011 17:55

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Carmen Chacon ka njoftuar të mërkurën tërheqjen e katër avionëve luftarakë “F18” të angazhuar në misionin e aleatëve në Libi.

Vendimi është marrë nga qeveria spanjolle pasi Këshilli Kombëtar i Tranzicionit ka marrë kontrollin e pjesës më të madhe të territorit libian.

Sipas njoftimit të ministres, avionët “F18” do të kthehen në Spanjë të shtunën e ardhshme.

Në misionin e aleatëve do të vazhdojnë të marrin pjesë dy avionë spanjollë për furnizim ajror dhe një avion që do patrullojë detin.

Libi, shefi i qeverisë në Sirte

Shefi i qeverisë së përkohshme libiane, Mustafa Abdel Jalil, mbërriti të martën në rrethinat e Sirtes, bastionit të fundit të Gaddafi-t, i cili është në prag të rënies.

Pas më shumë se një jave luftimesh, besnikët e ish-diktatorit janë nën rrethim dhe kontrollojnë një zonë më të vogël se dy kilometra katrorë në periferinë e qytetit.

Me rënien e qytetit do të përfundojë edhe konflikti i përgjakshëm, i cili i ka kushtuar jetën më shumë se 30 mijë libianëve deri tani.

Jalil është pritur me të shtëna armësh dhe me brohorima nga ana e ushtarëve që janë të angazhuar në luftime. Sipas korrespondentëve perëndimore, Jalal ka si qëllim të shpallë përfundimin e revolucionit pikërisht nga vendlindja e Gaddafit.

Zyrtarë të NATO-s shprehen se janë të habitur nga vendosmëria me të cilën po luftojnë mbështetësit e ish-diktatorit, pjestarë të një divizioni elitë të ushtrisë tashmë të shpërbërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA