
Shkrimtari italian Roberto Saviano, i cili jeton në një lokalitet sekret
që kur bëri një ekspoze të mafias napoletane, ka fituar cmimin si
shkrimtari më kurajoz nga një juri britanike.
Bestsellleri i shkruar nga Saviano në vitin 2006, “Gomorrah”, eksploron gamën e gjerë të krimit të organizuar në qytetin e Napolit.
32-vjecari jeton nën mbrojtjen e vazhdueshme të policisë që kur një seri kërcënimesh u lëshuan ndaj tij nga klanet e Kamorrës në vitin 2006.
Cmimi në fjalë, i njohur ndryshe si Pen/Pinter, u caktua nga një grup shkrimtarësh në vitin 2009, në kujtim të shkrimtarit Harold Pinter.
Cdo vit një shkrimtar britanik e merr atë dhe e ndan me një shkrimtar tjetër, që është persekutuar sepse ka shprehur bindjet e tij. Saviano e ndau atë këtë herë me autorin Sir David Hare.
“Roberto Saviano trajtoi cështjen e mafias fillimisht në librin e tij “Gomorrah” dhe më pas në filmin me të njëjtin emër. Ai e bëri këtë përballë një rreziku të lartë për sigurinë e tij”, ka deklaruar Sir David Hare.
Ndërsa Saviano, nga ana e tij, dërgoi një mesazh për të shprehur mirënjohjen për vlerësimin.
“Kur e ndjen që kaq shumë njerëz duan të shohin, të dinë dhe të ndryshojnë, dhe jo thjesht të argëtohen, atëherë ja vlen të shkruash”, është shprehur Saviano në mesazhin e tij.
Top Channel