Afganistan, prodhimi i opiumit rritet me 61%

11/10/2011 16:00

Prodhimi i opiumit në Afganistan është rritur me 61% krahasuar me vitin 2010, njoftoi OKB në një raport problematik të publikuar sot.

Rritja e lëndës së parë në prodhimin e heroinës dhe drograve të tjera është inkurajuar edhe nga një rritje ndërkombëtare e çmimit të lëndëve narkotike me 7%.

Gjithashtu, prodhimi i vitit të shkuar u godit shumë nga një infeksion i përhapur mes bimëve, që dëmtoi gjerësisht të mbjellat.

NATO ka dështuar në mënyrë spektakolare në kontrollimin e kësaj tregëtie të paligjshme dhe Afganistani është vendi kryesor eksportues i opiumit, me 90% të totalit global ose 5 800 tonë në vit.

Sipas ekspertëve, të ardhurat nga bima narkotike ndihmojnë në mëkëmbjen e lëvizjes terroriste të talebanëve. Fermerët janë të detyruar të kryejnë këtë tregëti të paligjshme, për shkak të kushteve shumë të vështira të jetesës.

80% e opiumit rritet në provincat e Helmandit dhe Kandaharit, dy zonat e vetme që NATO nuk ka mundur të vendosë kurrë tërësisht nën kontroll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA