Ka përfunduar takimi mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Nikolas Sarkozi, mbajtur në Berlin ku tematika ishte krizë financiare në vendet e zonës euro.
Pas takimit, Sarkozi tha për mediat se Gjermania dhe Franca ndajnë të njëjtin qendrim për masat që duhen marrë për kapërcimin e krizës financiare të eurozonës dhe se për këtë do të dilet me një plan brenda këtij muaji.
Kancelarja gjermane, Merkel, nga ana e saj tha se plani i masave, që do t’i përgjigjet krizës globale, do të paraqitet para ose gjatë mbajtjes së samitit të G20-s. Ajo tha se plani do të jetë një përgjigje globale për daljen e plotë nga kriza.
Gjermania dhe Franca, dy ekonomitë më të mëdha të eurozonës po përpiqen të tejkalojnë krizën financiare të monedhës së përbashkët për shkak të deficiteve të mëdha që kanë disa vende si Greqia, Spanja, Portugalia dhe Italia.
Top Channel