Kriza, Sarkozi takon Merkel

09/10/2011 17:40

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, mbërriti në Berlin për të takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Merkel e Sarkozi do diskutojnë për situatën financiare të eurozonës, vecanërisht për borxhin e Greqisë. Me shumë mundësi nga ky takim varet edhe lëvrimi i këstit të gjashtë të huasë për Athinën, të cilës, sipas ministrit grek të financave, Venizellos, arkat e vendit do të mbeten bosh në fund të muajit, dhe nëse nuk merret kësti i radhës i ndihmës vendi shkon drejt falimentit.

Mediat ndërkombëtare pohojnë se mundësitë që Sarkozi dhe Merkel të lejojnë falimentin e Greqisë janë zero, pasi një situatë e tillë do të conte në kolaps total monedhën e përbashkët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA