Berisha sulmon Ramën në Korcë

09/10/2011 00:00

Nga Korca ku ndodhej për një inagurim rruge kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se është duke bllokuar integrimin, duke mos votuar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Për zotin Berisha pavarësisht kësaj situate të krijuar , opozita nuk do të mund të pengojë integrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Nuk do të mundeni kurrë të pengoni shndërrimin e saj (ëndrra e integrimit) në realitet, ju do mund ta ngadalësoni, por kurrë të ndalni atë. Kreu i opozitës, ju garantoi zgjedhësve të tij se tani do votonte ligjet në parlament, se nuk do pengonte integrimin. Nuk kanë votuar në asnjë ligj, kanë të njëjtin qendrim me atë që kanë mbajtur më parë. Kjo mund ta ngadalësojë, por s’mund ta pengojë kurrë procesin e integrimit”, tha kryeministri Berisha.

Gjithashtu kryeministri ka komentuar edhe propozimet e PS për ndryshimin e rregullores që sipas tij nuk janë gje tjetër përvec se një pengim i Parlamentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA