Afganistan, vriten 2 ushtarë të NATO-s

09/10/2011 10:00

Në jug të Afganistanit kanë humbur jetën 2 ushtarë të ISAF-it (Forcës Ndërkombëtare të NATO-s në Afganistan) pas një sulmi të ndërmarrë nga rebelët.

Emrat dhe kombësia e viktimave nuk janë bërë të ditura.

Sipas përllogaritjeve jozyrtare, ushtarët e huaj që kanë vdekur në Afganistan gjatë muajit tetor janë 6, ndërsa ata që kanë humbur jetën që nga fillimi i vitit janë 475.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA