Poloni, arrestohen dy agresorët e IKEA-s

08/10/2011 20:55

Autoritetet polake arrestuan dy persona të akuzuar për vendosjen e një serie bombash në qendrat e prodhimeve të gjigantëve të mobilerive “IKEA” në disa vende në Europë.

Dy shtetasit polakë, të dy 39-vjeçarë, u arrestuan pas një serie sulmesh Belgjikë, Francë, Republikën Çeke, Holandë dhe Gjermani.

Të dy kërkonin t’i zhvasnin kompanisë një shumë prej gjashtë milion eurosh, në këmbim të pushimit të sulmeve të tyre.

Prokurori i çështjes theksoi se është ende e paqartë nëse të dy burrat do të pranojnë akuzat që rëndojnë mbi ta. Në disa raste, bombat artizanale të vendosura prej tyre plagosën lehtë disa punëtorë, por mund të kishin shkaktuar fare mirë edhe dëmtime me pasojë vdekjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA