Deputetët Socialistë, Arben Malaj dhe Andis Harasani janë takuar me një grup socialistësh në qytetin e Vlorës, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe qëndrimet e tyre.
Malaj dhe Harasani kanë kritikuar pushtetin absolut të kryetarëve që kanë krijuar partitë e besnikëve të tyre.
”Çfarë solli disiplina formale e 125 deputetëve në Parlament, që votuan ndryshimet kushtetuese? Si mundet që të mos ta kuptoni se ku s’ka transparencë, ku nuk diskutohet dhe nuk pyetën ekspertët e aftë të vendit, bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje individuale. Në fakt, ajo ishte një marrëveshje vetjake Rama-Berisha”, theksoi Malaj.
Malaj, gjithashtu, kritikoi përqendrimin e pushtetit në pak duar, ndërsa iu përgjigj pyetjeve për parti të re, duke thënë se ai ka qenë në krijimin e një partie të re në vitin 1991. Gjithashtu, edhe deputeti Harasani mbështeti idenë e më shumë demokraci brenda partive.
Deputetët socialistë deklaruan se Shqipëria do të marrë një refuzim të dyte nga Brukseli për shkak të politikanëve.
Sipas tyre, humbja e statusit kandidat do të sjellë një sherr të madh në radhët e politikës. “Në realitet, peshën më të madhe e ka maxhoranca, por opozita nuk duhet të krijojë asnjë alibi me bojkotin e saj”, shtuan ata.
Top Channel