Lideri shpirtëror i tibetianëve, Dalai Lama, lëshoi kritika të ashpra ndaj shtetit kinez nëpërmjet një video, të publikuar në internet disa ditë pasi iu refuzua hyrja në Afrikën e Jugut.
Sipas tij, pas refuzimit të vizës hyrëse qëndron presioni i Pekinit zyrtar. “Zyrtarët kinezë më përshkruajnë si një Djall dhe pa dyshim, disa e kanë frikë Djallin”, deklaronte Dalai Lama në sekuencën filmike.
”Hipokrizia është shndërruar në një pjesë thelbësore të regjimit komunist dhe të gjithë ata që thonë një të vërtetë që mund të vendosë në pozita të pakëndshme Pekinin persekutohen”.
Vendimin e autoriteteve afrikanojugore për të mos lejuar hyrjen e Lamës në territorin e tyre e kritikuan ashpër figura të rëndësishme ndërkombëtare, midis të cilëve edhe ish-presidenti Nelson Mandela apo këngëtari Bono, lideri i grupit U2. Disa mbështetës të kauzës së murgut dolën në protestë përpara godinave qeveritare në kryeqytet.
Sipas Pekinit zyrtar, Dalai Lama është një separatist, i cili kërkon të udhëheqë revolta për pavarësinë e Tiberit nga Kina. Lideri budist, 76 vjeçar, thekson nga ana e tij se pretendon vetëm një autonomi më të gjerë.
Top Channel