Harry, stërvitje në bazën e “Top Gun”

07/10/2011 21:55

Qyteza amerikane ku në vitet ’80 u xhirua filmi “Top Gun” do të mirëpresë princin Harry, për stërvitjen e tij si pilot.

Ndoshta nuk është vendi ideal për një vizitë, por El Centro në shkretëtirën kaliforniane do të jetë shtëpia e princit për muajt e ardhshëm.

I treti në vijën e pretendentëve për fronin mbretëror, Harry ka mësuar të fluturojë helikopterët luftarakë “Apache” gjatë stërvitjes në akademinë ushtarake britanike.

Në një ambjent të nxehtë dhe me pluhur pranë bregut perëndimor të Amerikës, ai do të mësojë se si të pilotojë në një dyluftim ajror.

Trajnimi në fjalë bëhet në mënyrë që princi të përgatitet për të qenë sa më në formë në vijën e frontit në Afganistan.

Harry, ose Kapiten Uellsi, sic do të thirret në bazën ushtarake amerikane, është një ndër 20 pilotët e Trupave Ajrore që merr pjesë në stërvitjen “Shqiponja e Kuqe”.

Në tetë javët e ardhshme trashëgimtari do të mësojë taktikat e fluturimit gjatë ditës dhe gjatë natës dhe për herë të parë do të qëllojë me raketat e helikopterëve, në fushat ushtarake të Kalifronisë, në afërsi të Arizonës.

El Centro është baza ku u xhirua filmi “Top Gun”, por Kapiten Uellsi nuk është Tom Cruise dhe nuk do të ketë një trajtim prej ylli kinemaje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA