Fjalimi drithërues i Steve Jobs

07/10/2011 00:00

“Duke kujtuar se do të vdes shpejt, është gjëja më e rëndësishme që kam ndeshur për t’më ndihmuar të bëj zgjedhjet e mëdha në jetë. Sepse, thuajse cdo gjë, të gjithë pritshmerite e jashtme, e gjithë krenaria, frika e disfatës apo dështimit, këto gjera u zhdukën përpara vdekjes, duke lënë cfarë është vërtetë e rëndësishme”.

Gjashtë vjet më parë, me këtë fjalim sa drithërues po aq të mbushur me
jetë, krijuesi i kompanisë Apple u shndërrua në një predikues, plot
pasion, me dedikim, duke respektuar deri në fundin zërin e brendshëm.

“Duke kujtuar se do te vdesësh, është mënyra më e mire që unë di të shmangësh kurthin e mendimit se ke dicka për të humbur. Tashmë je plotesisht lakuriq. Nuk ka më asnjë arsye për të mos ndjekur zemrën tënde. Koha jote është e kufizuar, kështu mos e shpërdoro duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos ngec në dogmë, që është të jetosh me rezultatet e mendimeve të të tjerëve. Mos lejo që zhurma e opinioneve të të tjerëve të mbysin zërin tënd të brendshëm. Puna juaj do të mbulojë një pjesë të madhe të jetës tuaj, dhe e vetmja mënyrë për të qenë me të vërtetë të kënaqur është të bëni atë që ju besoni që është një punë e madhe. Mënyra e vetme për të bërë punë të mëdha është duash atë që bën. Nëse nuk e keni gjetur akoma, vazhdoni kërkoni! Mos rrini! Si me cdo cështje zemre, do ta kuptoni kur ta gjeni. Dhe, si cdo marrëdhënie e madhe, ajo bëhet edhe më e mirë, me kalimin e viteve. Kështu vazhdoni ta kërkoni, derisa ta gjeni. Mos rrini!”.

Orë pasi u mësua lajmi i vdekjes së 56 vjecarit Steve Jobs nga kanceri i pankreasit, rrjetet sociale ishin të tejmbushur me mesazhe keqardhje për ikjen e një njeriu gjeni, një mendje krijuese të pavdekshme. E kjo më së miri duket përmes krijesave të tij elektronike, që askush s’kish mundur t’i imagjinonte. Ja pse ai ishte unik!

Nga garazhi i shtëpisë së tij në Kaliforni më 1976 bashkë me Steve Vozniak do të ngrihej perandoria e Apple. Nuk ishte një fans i studimit të tregut. Ishte i thjeshtë po aq sa në stil, me xhinse dhe atlete. Thënia e tij e famshme ishte: “Pyetini konsumatorët se cfarë ata kërkojnë dhe më pas përpiquni t’ia jepni. Në momentin që e krijon, ata do të kërkojne dicka të re”.  

Kësisoj, ai besonte instiktin e tij, për të rafinuar teknologjitë ekzistuese, duke zhvilluar produkte të reja dhe t’i paketonte, ashtu sic do t’u pëlqente njerëzve.  

Më 1984 u krijua Macintosh, më pas do të vijonin të tjerat deri tek i-Phone 4S, që u prezantua pak ditë më parë. Përpara se iPod  të shfaqej më 2001, pak interes kishte për aparatet MP3, përmes të cilave mund të dëgjoje muzikë.

Pas tij pasoi iPhone dhe iPad dhe publiku nisi të merrej me to e të mos bënte dot pa to. Ndoshta suksesi si shitës i tyre ishte mënyra, po aq e thjeshtë sa shpjegoi vdekjen. Ai e dinte si t’i drejtohej turmës, të ndizte entuziazëm për teknologjitë, të cilat, gjithësesi nuk do të ndryshonin botën.

Kur prezantoi iPad, pjesa më e madhe e prezantimit të tij, iu dedikua “mbulesës inteligjente” që u mori kohë dhe gazetarëve më me përvojë. Ky fenomen, u quajt “fusha e shtrembërimit të realitetit”. Asnjë drejtues tjetër, nuk ka dëshmuar deri tani se mund të arrijë aftësinë e Xhobs.

Shume pak gjëra kanë rrjedhur nga puna e tij. Por në ato pak që janë mësuar, Xhobs duket fanatik për detajet. Ai ishte një produk  viteve 1960 dhe 1970. Kur ishte i ri udhëtoi në Indi për të marrë pjesë në një ashram- pelegrinazh shpirtëror.

Filozofia e Lindjes do të ishte pjesë e jetës së tij dhe mbeti Budist deri në ditet e fundit të saj. Pranoi se kishte provuar LSD në këtë kohë. E cilësoi këtë një ndër dy a tre gjërat më të rëndësishme në jetë.

Parate i interesonin pak. Njëherë i tha “?all Street Journal”: Të jesh më i pasuri i varrezës, nuk ka rëndësi për mua, të vësh kokën në shtrat, duke thënë se ke bërë dicka të mrekullueshme, kjo ka me të vërtetë rëndësi”.

 Protestë në funeralin e Steve Jobs

Kisha baptiste e Westboros ka njoftuar se do të organizojë një manifestim kundër Steve Jobs në funeralin e tij.

Sipas kësaj kishe, themeluesi i Apple është i destinuar të shkojë në ferr.

“Westboro do të organizojë një protestë në funeralin e Steve Jobs. Ai nuk i ka dhënë lavdinë Zotit dhe ka kryer mëkat”, ka shkruar në Twitter Margie Phelps, e bija e themeluesit të kishës së Westboros.

Ironia qëndron në faktin se për të bërë publik njoftimin është përdorur pikërisht një iPhone.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA