
Problemi i huave rrezikon ta kthejë krizen e Euros ne krize bankare.
Stuhia e takimeve te politikeberesve globale, pak ka ndikuar ne rritjen e
besimit ne tregje, se per zonen e Euros eshte gjetur me ne fund nje
zgjidhje e perhershme.
Indikatoret ekonomike, thote ‘Wall Street Journal’ kane percjelle kete dite sinjale te reja se Europa rrezikon te rreshqase ne nje tjeter recesion. Agjensia kryesore franceze e statistikave parashikoi nje gje te tille per Spanjen dhe Italine deri ne fund te vitit, duke thene se kjo do te ndikoje qe rritja ekonomike e Frances te shkoje ne zero.
Për këtë arsye kancelarja gjermane Angela Merkel sheh nevojë për veprim dhe u lë bankave të hapur mundësinë për të përfituar injektime financiare. Kancelarja e ka bere te qarte se nuk do të hezitonte që përballë krizës së huave në zonën e Euros t’i pajiste bankat gjermane në rast nevoje me para të freskëta.
“Unë e marr shumë seriozisht vërejtjen e ekspertëve se bankat evropiane nuk janë të pajisura mjaftueshëm me kapital”, tha ajo te enjten takimit me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, me presidentin e Bankës Botërore Robert Zoellick dhe me kreun e Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet në Berlin.
Nese nje nderhyrje e tille do te jete e nevojshme, atehere me siguri keto do te jene “para të investuara ne menyre te arsyeshem, shtoi kancelarja, duke sqaruar se bankat fillimisht duhet të shohin se si të sigurojnë vetë kapital të mjaftueshëm. Qe te merkuren, Merkel foli ne Bruksel per një rikapitalizim të institucioneve financiare në rast nevoje, e bindur se per nje rritje te qendrueshme te ekonomise boterore, mund të ketë vetëm me një sistem monetar stabil. Aktualisht në sistemin monetar ndërkombëtar nuk ka mekanizëm, me anë të të cilit disekulibrat te mund te korigjohen automatikisht.
Top Channel