Topalli pret homologun kuvajtian

06/10/2011 23:00

Gjatë një takimi me homologun e saj kuvajtian, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka deklaruar se, marrëdhëniet e mira mes dy vendeve janë një inkurajim real në përkthimin e këtyre raporteve të shkëlqyera politike dhe diplomatike, në fusha të caktuara me një interes të veçantë.

Sipas saj, në këtë kohë sfidash të një krize globale, të borxheve financiare tërësore, natyrisht që forcimi i marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve tona është i një rëndësie shumë të veçantë.

Ndërsa Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit Al Karafi, ka falenderuar shtetin dhe popullin shqiptar për mbështetjen që ka dhënë në kohën e çlirimit të Kuvajtit nga regjimi i Sadam Huseinit.

Gjithashtu ai u shpreh se Kuvajti do të mbështesë Shqipërinë në të gjitha projektet e saj të infrastrukturës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA