Sarah Palin tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë

06/10/2011 04:40

Ish-guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin tërhiqet nga gara për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

Palin njoftoi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë që do të mbahen vitin tjetër.

Në njoftim e saj, ish-guvernatorja sqaron se vendimi u mor pas konsultimesh në familje me bashkëshortin e saj, Todd.

“Pas shumë konsultimesh dhe mendimesh të marra, vendosa që të mos kërkoj nominimin nga kampi republikan për të qenë kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara në 2012-n”, thotë Palin në një letër dretjuar mbështetësve të saj.

Ndërkohë, në kampin republikan, ish-guvernatori i Masacusetsist, Mit Romeny dhe guvernatori i Teksasit, Rick Perry, shihen si favoritë për t’u përballur me presidentin Obama në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA