Fushata kundër emigracionit në SHBA, kush është 37-vjeçari që u qëllua për vdekje nga agjentët federalë në Minneapolis
Mijëra protestues kanë marshuar në zonën financiare të Nju Jorkut, me tubime që janë mbajtur paralelisht edhe në qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara.
Sindikatat e fuqishme u dhanë një nxitje të fortë demonstruesve që protestojnë prej kohësh, ndërkohë që anëtarët e tyre iu bashkuan marshimit në Manhatan.
Studentë nga kolegje të ndryshme të Shteteve të Bashkuara dolën nga klasat e mësimit dhe marshuan në shenjë solidariteti.
Aktivistët kanë shprehur indinjatën e tyre për ndihmat financiare që iu dhanë në vitin 2008 korporatave, ndaj papunësisë së lartë dhe humbjes së shtëpive.
Qindra demonstrues u arrestuan fundjavën e kaluar në Urën e Bruklinit. Të mërkurën, protesta me përmasa më të vogla u mbajtën edhe në Boston, Cikago, Los Anxhelos dhe San Francisco.
Evenimenti më i madh u mbajt në Nju Jork, ku rreth 5 mijë aktivistë bashkuan forcat me anëtarët e sindikatave dhe organizatat e komunitetit për të marshuar në Wall Street.
“Punëtorët tanë janë të entuziazmuar për këtë lëvizje. Vendi është kthyer përmbys. Ne po luftojmë për familjet dhe fëmijët”, deklaroi presidenti i Federatës së Bashkuar të Mësuesve, Michael Mulgrew.
Federata amerikane e Shtetit, Kontesë dhe Punonjësve Bashkiakë, Punëtorët amerikanë të Komunikacionit dhe organizata të tjera u bashkuan në marshimin e Nju Jorkut, ashtu sikurse bëri sindikata e infermiereve.
Protestat vijnë vetëm pak kohë pasi presidenti Obama prezantoi planin e tij për borxhin dhe ekonominë, që parashikonte ndër të tjera rritjen e taksave për të pasurit.
Situata e vështirë ekonomike që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara ka bërë që politikanët që garojnë për presidencialet të sfidojnë presidentin.
Top Channel