Nobeli i Paqes, pritet me ankth fituesi

06/10/2011 17:30

Vazhdon të rritet ankthi për atë që do të jetë fituesi i Nobelit të Paqes, çmim i cili duhet të shpallet ditën e premte

Kandidatët janë të shumtë dhe vendimi është marrë, por presidenti i Komitetit të Stokolmit, Thorbjorn Jagland mjaftohet të komunikojë vetëm se “do të jem shumë i nderuar që t’i dorëzoj çmimin fituesit të këtij viti”.

Jagland, që përveç detyrës që ka në Komitetin e dorëzimit të çmimeve Nobel, është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, është vendosur më parë në qendër të kritikave për vendimin e tij të shumëdebatueshëm për dorëzimin e Nobelit të paqes tek Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, në vitin 2009.

Midis 241 kandiatëve të mundshëm për këtë çmim, ata që duken se kanë më shumë gjasa për të fituar janë egjiptiania Esraa Abdel Fattah dhe tuniziania Lina Ben Mhenni, të cilat të dyja luftuan për të drejtat thelbësore të njeriut, gjatë revolucioneve në vendet e tyre.

Kubanezi Osvaldo Paja Sardinas, i cili lufton për ndryshimin e rendit në vendin e tij, rusja Svetlana Gannushkina, aktiviste e të drejtave të njeriut, Sima Samar, aktiviste afgane, gratë afrikane, “Ëikileaks”, “Twitter” dhe “Al Jazeera” janë kandidatë të tjerë potencialë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA