Banka e Anglisë informoi sot se do të ndërhyjë sërisht në ekonomi, duke injektuar 75 miliardë paund, për blerjen e aseteve të këqija dhe borxheve që rrezikojnë falimentime në masë.
Ekspertët e kanë interpretuar këtë lëvizje të Bankës Qëndrore si një rëndim të krizës në ishull, ndërsa më parë ishin injektuar 200 miliardë paund për blerjen e këtyre aseteve.
Kjo është ndërhyrja e parë serioze e Londrës zyrtare që prej vitit 2009. Banka e Anglisë ishte prej kohësh nën presion për t’a bërë këtë lëvizje, duke parë dobësimin e vazhdueshëm të ekonomisë.
Megjithatë, pavarësisht kësaj lëvizje, norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë dhe ajo do të vazhdojë të qëndrojë në kuotën e ulët të 0,5%.
Të mërkurën, statistika shtetërore për tremujorin e dytë të vitit treguan se ekonomia angleze është rritur me vetëm 0,1%, nga prilli deri në qershor.
Në kushtet aktuale, ekspertët parashikojnë se do të jetë e vështirë që norma e inflacionit të vazhdojë të mbahet brenda kufirit të vendosur prej 2%.
Top Channel