Edicioni italian i Wikipedia ka vendosur offline të gjitha edicionet e saj përvec njërës, në shenjë proteste ndaj draftit të ligjit për privatësinë, që parashikon kufizimin e publikimeve të përgjimeve të policisë.
Transkriptimet e përgjimeve telefonike kanë vënë në siklet kryeministrin Silvio Berlusconi, i cili është në gjyq nën akuzat për korrupsion dhe marrëdhënie seksuale me prostituta minorene.
Drafti parashikon që faqet e internetit të ndryshojnë përmbajtjen e tyre brenda 48 orëve nëse subjekti është i mendimit se ajo është e dëmshme ose e njëanshme.
Protestuesit italianë, të cilët mbanin një zinxhir për të simbolizuar gojën e mbyllur, u mblodhën jashtë selisë së Parlamentit në Romë.
Deputetët kishin filluar debatet mbi amendamentin, që do të kufizojë të drejtën e gazetave dhe ëebsite-ve të tjera që të publikojnë përgjime bisedash gjatë hetimeve të policisë.
Wikipedia thotë se mund të bllokojë përkohësisht edicionet e faqes së saj në Italisht, www.wikipedia.it, nëse drafti miratohet.
Ndryshimet duhet të publikohen brenda 48 orëve me kërkesë të personit që bën ankimimin, pa qenë nevoja t’i drejtohet gjykatës apo një avokati.
Në një letër dërguar lexuesve të saj, Wikipedia thotë: “Detyrimi për të publikuar në faqen tonë korrigjimin… pa pasur të drejtën për të diskutuar dhe verifikuar deklaratën, është një kufizim i papranueshëm i lirisë dhe pavarësisë së Wikipedia”.
Zoti Berlusconi ka deklaruar se ligji, që është hartuar në Parlament për më shumë se një vit, nevojitet për të mbrojtur të drejtat e privatësisë së qytetarëve.
Top Channel