“Paguaj vetëm me foto në rrjete sociale”/ E pëson keq influencerja e njohur, nuk pagoi faturat në restorante luksoze
2,6 milionë persona janë në rrezik serioz nga uria dhe etja në Afganistan, ndërsa vendi përballet me thatësirën më të madhe në më shumë se një dekadë.
Ministri i Bujqësisë e cilësoi gjendjen si “jashtëzakonisht” serioze, me 14 provinca ose pothuajse gjysmën e vendit, që është goditur nga thatësira të jashtëzakonshme.
Ai theksoi se pa një plan ndihme ndërkombëtare, e cila do të kushtonte 142 milionë dollarë, Kabuli zyrtar mund të bëjë shumë pak për t’i ardhur në ndihmë milionave shtetasve të tij trë kërcënuar.
Si rrjedhojë e kushteve shumë të ashpra metereologjike të këtij sezoni, shumë fermerë kanë shitur të gjitha bagëtitë e tyre dhe tashmë varen vetëm nga ndihma ndërkombëtare për të mbijetuar në dimrin e ashpër që është duke afruar.
”Rënia e të korrave dhe rritja e çmimeve të ushqimeve kanë krijuar një situatë dramatike për shumë afganë, veçanërisht në veriun e vendit”, u shpreh Ministri, Asif Rahimi.
Gjendja është më alarmante se kurrë edhe për faktin që lufta e vazhdueshme në vend, nuk i ka lejuar njerëzit që të krijojnë rezerva ushqimore.
Thatësira në vitet e fundit ka ndihmuar talebanët që të rrisin numrin e tyre, pasi në shumë raste ata i kanë ofruar ndihmë familjeve më të mjeruara, në këmbim të aktivizimit të tyre në lëvizjen terroriste.
Top Channel