
Një shtetas kinez është arrestuar në Rusi, nën akuzën e spiunazhit në favor të shërbimeve të fshehta kineze.
Ngjarja ka ndodhur pothuajse një vit më parë, por ajo ishte mbajtur e fshehtë deri tani për mediat. Në momentin e arrestimit, Tun Sheniyun, pretendoi se po punonte si përkthyes për delegacionet kineze, por sipas hetuesisë, ekzistojnë prova të qarta se ai u përpoq të korruptonte disa zyrtarë, për informacione rreth sistemit raketor ushtarak rus.
Sheniyun ishte i interesuar për të dhëna sekrete dhe të riparimit të teknologjisë bërthamore të kohës së Bashkimit Sovjetik. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve kineze.
Rusia i ka shitur në vitet e fundit Kinës raketa me sistemin S300, për të cilën zbuluesi interesohej. Ndërkohë, ushtria ruse është duke kryer një rinovim të këtyre pajisjeve, duke i zëvendësuar me raketat e reja S400.
Ekspertët shprehen se ngjarja mund të krijojë një tension në marrëdhëniet asnjëherë të qeta midis dy shteteve më të mëdha të kontinentit aziatik.
Top Channel