Irak, hapësira ajrore u kalon vendasve

05/10/2011 17:45

Autoritetet e aviacionit civil në Irak kanë njoftuar se kanë marrë nga forcat amerikane përgjegjësinë për kontrollin e të gjithë hapësirës ajrore në vend.

Bëhet fjalë për një nga veprimet që bëhen në kuadër të operacionit të tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku, të parashikuar brenda 31 dhjetorit.

Analistë të ndryshëm shprehen skeptikë lidhur me aftësinë e forcave lokale për të marrë kontrollin e sigurisë pas tërheqjes së amerikanëve.

Deri më sot mbikëqyrja e hapësirës ajrore mbi 5 mijë metra kuotë bëhej nga amerikanët, ndërkohë që autoritetet irakene kontrollonin hapësirën nën këtë kuotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA