
Dhjetëra studentë të arkitekturës po i bashkohen në kudër të projektit
restaurues të WHCB (Trashëgimi botërore pa kufij), nismës restauruese në
qytet dhe hedhjes së modeleve grafike të shtëpive në punimet e tyre të
diplomave.
Një grup studentësh kanë zgjedhur të vizatojnë elementët tradicionalë të shtëpisë së Skëndulatëve në Gjirokastër. Profesori që drejton këtë grup thotë se vizatimi ndihmon arkitektët e ardhshëm të memorizojnë më mirë elementët e përdorur në shtëpitë tradicionale dhe strukturën e tyre.
Ndërkaq Klaudia një studente e këtij grupi thotë se Gjirokastra është qyteti më i përshtashëm në Shqipëri për të zhvilluar këtë praktikë dhe se vizatimi e ka ndihmuar shumë për të kuptuar mënyrën e ndërtimit.
Kampi i restaurimit rikthehet cdo vit në Gjirokastër. Dhjetëra studentë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Greqia dhe vende të tjera të Ballkanit kanë marrë pjesë në restaurimin e dy banesave të kategorisë së parë.
Top Channel