SHBA-Kinë, luftë ekonomike

04/10/2011 09:35

Senati amerikan ka votuar në favor të diskutimit të ligjeve që do të bënin presion mbi Kinën për të lejuar rritjen e vlerës së valutës së saj.

Drafti do t’i jepte fuqi qeverisë amerikane për të rritur tarifat për mallrat e importuara nga vende që mendohet se zhvlerësojnë monedhën e tyre për të nxitur eksportet.

Disa politikanë dhe grupe biznesi deklarojnë se Kina përdor monedhën e saj në një mënyrë të tillë. Qeveria e Pekinit ka deklaruar nga ana e saj se e kundërshton draftin amerikan.

Ajo akuzoi Shtetet e Bashkuara se po përdorin të ashtuquajturin “cekuilibri valutor” si një justifikim për të ngritur kuotat e shkëmbimit, për të marrë masa proteksioniste, që është një shkelje e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, dhe për të ndërhyrë në marrëdhëniet ekonomike e tregtare.

Edhe pse drafti nuk e përmend në mënyrë të vecantë Kinën, ai do t’i mundësonte qeverisë së Shteteve të Bashkuara të vendosë masa ndëshkuese ndaj vendeve me një monedhë të keqmenaxhuar.

Ndryshe nga shumica e monedhave të tjera, Kina nuk e lejon valutën e saj, jenin, që të ndryshojë lirshëm sipas ecurisë së tregjeve.

Akademikët kanë kundërshtuar duke deklaruar se jeni mund të zhvlerësohet me 20 deri në 40 për qind krahasuar me dollarin amerikan.

Kina është akuzuar se mban vlerën e monedhës së saj të ulët me qëllim uljen e kostos së eksporteve dhe kthimin e mallrave të saj në mallra më konkurruese se ato të rivalëve.

Shumë politikanë amerikanë kanë deklaruar se politika monetare e Kinës jo vetëm ka dëmtuar bizneset amerikane, por ka pasur gjithashtu një impakt në tregun e punës.

“Kolegët e mi, demokratë dhe republikanë, bien dakord se vendimet e Kinës për të zhvlerësuar monedhën e saj i japin mallrave të saj një avantazh jo të ndershëm në tregje”, ka deklaruar lideri i mazhorancës në Senat, Harry Reid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA