Personat me lëkurë të zbehtë s’kanë vitaminë D

04/10/2011 00:00

Personat e dobët, që janë të prirur të digjen nga rrezet e Diellit,
duhet të marrin më shumë ushqime për të siguruar marrjen e vitaminës D.

Kështu thonë disa studiues. Duket se personat me lëkurë të zbehtë kanë mungesë të vitaminës thelbësore që trupi prodhon nga drita e Diellit.

Një grup studiuesisht nga Qendra e Studimeve Kundër Kancerit në Britaninë e Madhe thonë se, edhe me një ekspozim të madh në Diell, personat e dobët mund të mos jenë në gjendje të prodhojnë aq sa duhet vitaminë D.

Nga ana tjetër, shumë rreze Dielli mund të shkaktojnë kancerin në lëkurë. Për këtë arsye, studiuesit vlerësojnë se rritja e ekspozimit ndaj Diellit nuk është mënyra e duhur për të asimiluar nivele më të larta të vitaminës D tek personat e dobët.

Por marrja e ushqimeve shtesë mund të jetë. Studiuesit kanë ekzaminuar 1200 persona, nga të cilët 730 kishin nivele “më të ulët se optimali” të vitaminës D dhe shumë prej këtyre ishin persona me lëkurë shumë të zbehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA