Kaliforni, mijëra të burgosur, në grevë urie

04/10/2011 00:00

Të zemëruar nga ai që e konsiderojnë trajtim ekstremisht i ashpër, mijëra të burgosur në Kaliforni kanë hyrë në grevë urie.

Të pakten 12.000 vetë që vuajnë dënimet në 8 burgje kaliforniane kanë vendosur të mos prekin asnjë ushqim deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore: heqja e izolimit të zgjatur.Eshte pikerisht kjo praktike qe i ka cuar te burgosurit ne marrjen e vendimit ekstrem.

“Ne shpresojme qe kjo pjesemarrje e gjere do t’i detyroje drejtuesit e burgjeve te negociojne e te respektojne kerkesat baze te te gjithe njerezve te mbyllur prapa ketyre hekurave,- tha zedhenesi i levizjes solidariteti i te burgosurve, Isaac Ontiveros. – Ketu ka njerez qe kane qendruar ne izolim per 20 vjet dhe ata duan qe kushtet e tyre te ndryshojne”.

Zyrtaret e burgjeve deklaruan se te burgosurit qe nuk pranojne ushqimin do te ndeshkohen dhe se lideret e greves do te vendosen ne njesi te posacme te burgut me masa me te rrepta sigurie. Ne listen prej 5 kerkesash te paraqitur nga grevistet eshte edhe nje pike ku kerkohet ndryshimi i politikes se burgjeve qe i detyron te burgosurit te kalojne neper procese te mundimshme te marrjes ne pyetje, gjate te cilave duhet te inkriminojne veten apo te identifikojne te ndaluar te tjere qe perfshihen ne shkelje e rregullores. Ne te kundert, nuk mund te dalin nga izolimi, ku pervec veshtiresive psikologjike, perballen edhe me mungesen e veshjeve te dimrit dhe nje ushqimi normal.   

Top Channel