Hije skandali për makinat e vjetra

04/10/2011 00:00

Mesditën e 22 shtatorit mazhoranca miratoi vetëm me votat e saj
projektligjin për “Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, pavarësisht
kundërshtimit të fuqimishëm nga opozita.

Thelbi i këtij ligji është lejimi i importimit të mbetjeve për qëllime riciklimi. Pak ditë më vonë, Parlamenti miratoi sërish me debate dhe kundërshtimin e opozitës, një akt normativ të qeverisë, lidhur me mbylljen, deri në datën 7 tetor, të biznesve të ashtuquajtura varrezat e makinave, që ushtrojne aktivitet pranë rrugëve nacionale.

Qeveria e motivoi vendimin për arsye të ndotjes mjedisore që ato shkaktojnë. Opozita sërish kundërshtoi duke thënë se nuk ka pse ky akt të miratohet me urgjencë.

Qeveria vendosi që nëse deri në datën 7 tetor, pronarët nuk i kanë larguar makinat e vjetra 1 kilometër larg rruges, atëherë ato do të sekuestrohen dhe ushtria do të vijë në ndihmë për këtë operacion. Nga nje vezhgim i Top Channel rezulton se pak varreza makinash kane nisur te levizin, qe do te thote se pas tre ditesh kamionet e ushtrise do te ngarkohen me hekurishtet e tyre. Po ku do të shkojnë ato, kush do t’i shesë, kush do t’i bleje, ku do të përfundojnë e për llogari të kujt?

Zyrtarisht nuk ka ende asnje informacion mbi këtë, derisa afati zyrtar ende nuk ka skaduar. Por një investigim i Top Channel ka zbuluar se paralelisht me punën për hartimin dhe miratimin e këtij ligji, për importin e mbeturinave dhe aktin normativ për sekuestrimin e makinave të vjetra, në terren është vijuar me ndërtimin e impianteve, ku do të përpunohen mbetje.

Vetëm disa dhjetera metra larg nga mbikalimi i Xhafëzotajt, në të djathtë të rrugës Tiranë-Durrës është ndërtuar së fundi një impiant, ku ka filluar të bëhet perpunimi dhe përfitimi i skrapit nga makinat e vjetra.Rojet që patrullojnë objektin pohuan, se impianti është ndërtuar nga kompania Scholz. Nga një kërkim në Qendrën e Kombëtare të regjistrimit të bizneseve, rezulton se kompania Scholz është regjistruar që në 25 prill 2008 me qendër në Shkodër dhe pronarë, Branisllav Pejovic dhe  Rado Brajoviq.

Po nga QKR-ja, mësohet se objekti i aktivitetit të këtij subjekti është “grumbullimi, përpunimi, riciklimi, tranzitimi, transporti, eksporti mbetjeve të ngurta dhe të vëllimshme me përmbajtje metalore”.Licensa per kete aktivitet eshte marre nga kompania gjermane Scholz AG me qender ne Essingen, Baden-Wurttemberg në Gjermani, ndërsa filiali qe ka ndertuar ne Shqiperi quhet Scholz LTD Albania.

Sipas përllogaritjeve, sot në Shqipëri ndodhen rreth 100,000 ton mbetje skrap nga varrezat e makinave apo makinat e vjetra, për të cilat u miratua edhe një akt normativ për sekuestrimin e tyre, nese nuk largohen deri ne daten 7 tetor. Një impiant si Scholz parashikohet të ketë një fuqi përpunuese deri në 10 mijë ton në muaj, që do të thotë se për përpunimin e 100,000 mijë ton skrap nga makinat në territorin e vendit tonë, kjo kompani ka lëndë të parë vetëm për 10 muaj.

Por si do të sigurohet lënda e parë për këtë kompani apo të tjera të ngjashme të ndërtuar në mënyrë legjitime për këtë aktivitet? Përgjigja mund të gjendet tek neni 49 i ligjit të miratuar pak ditë më parë ku thuhet:
 
“Lejohet të importohen në vend mbeturina urbane të parrezikshme, të cilat mund të përdoren si lëndë e parë për industrinë perpunuese në vend, kur ajo nuk plotësohet me nevojat e mbeturinave qe prodhohen ne vend”.

Scholz AG kompania mëmë e Scholz LTD Albania është partnere e kompanisë C.I.O.S GROUP e cila merret me grumbullimin e skrapeve dhe te mbeturinave urbane. Ajo ka qendrat e saj ne Serbi, Bosnje-Hercegovine, Kroaci dhe Shqiperi.

Banorët lokale tregojnë edhe për ndërtimin e një tjeter fabrike disa metra me larg asaj të Scholz, e cila do të merret me shkrirjen e baterive te makinave, plumbit dhe metaleve me ngjyrë qe do te dalin nga perpunimi i makinave te vjetra dhe do t’i shkrije ne kallepe zinku e plumbi, një proces teknologjik tejet helmues.
Besohet se fuqia e instaluar ne impiant te do te jete sa trefishi i te gjithe akumulatoreve e baterive qe ka vendi yne te reja e te vjetra. Levizja e qeverise per te hartuar kuadrin ligjor per importin e mbeturinave dhe sekuestrimin e makinave te vjetra, ka qene paralele me punen për ndërtimin e bizneseve, puna e të cileve varet nga ky ligj.

Nuk ka asnjë informacion nese makinat që do të sekuestrohen do te perfundojne ne kete fabrike, apo se edhe mes mbeturinave që do të importohen do të ketë edhe makina të vjetra nga vende te tjera. Por ajo qe ofrojne dokumentat zyrtare është fakti se bizneset për riciklimin e mbeturinave dhe vecanerisht importin dhe eksportin e tyre, janë regjistruar në QKR në kohën, kur ende nuk ishte hartuar dhe miratuar ligji, qe lejon importin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA