Haxhinasto-Poposki për censusin

04/10/2011 02:25

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki i bëri thirje minoritetit maqedonas në Shqipëri që të bëhet pjesë e regjistrimit të popullsisë.

Ai vizitoi Tiranën dhe në takim me homologun Edmond Haxhinato biseduan për një sërë cështjesh të përbashkëta mes të dy vendeve.

“Një urë bashkëpunimi mes dy vendeve është komuniteti maqedonas në Shqipëri dhe ai shqiptar në Maqedoni. Në këtë kuadër shpreh bindjen se gjatë regjistrimit të popullsisë në Shqipëri do të bëhen të gjitha përpjekjet e duhura. Ftoj të gjithë anëtarët e komunitetit maqedonas në Shqipëri të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë dhe prespektivat europiane të jenë pjesë kryesore e këtij procesi”, tha Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Poposki.

Ndërkohë, për Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ata që kundërshtojnë censusin kanë arsye të forta politike.

“Mendoj që procesi i censusit, duke u bazuar në legjislacionin europian, ofron të gjitha garancitë e nevojshme që rezultati të jetë në përputhje të plotë me realitetin minoriteteve në Shqipëri. Cdo pretendim i kundërt me këtë ka një ndikim të politik politik, krejtësisht të panevojshëm”, tha zoti Haxhinasto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA