Danimarkë, taksë për ushqimet me yndyrë

04/10/2011 15:00

Qeveria në Danimarkë ka prezantuar atë që besohet se do të jetë taksa e shëndetit, një taksë konkrete mbi ushqimet që ndikojnë tek shëndoshja e njeriut.

Gjalpi, qumshti, djathi, pica, mishi, vaji dhe ushqime të tjera të procesuara janë tani subjekt i një takse nëse përmbjanë mbi 2.3 për qind yndyrë.

Disa konsumatorë filluan një miniprotestë kundër kësaj takse, ndërsa disa prodhues e cilësuan atë si një “makth burokratik”. Të tjerë sugjeruan se shumë danezë mund të shkojnë fare lehtë të bëjnë pazar jashtë vendit.

Autoritetet daneze thonë se shpresojnë që taksa e re do të ndihmojë në uljen e obezitetit në radhët e popullsisë.

Gjithësesi, disa shkencëtarë mendojnë se ky është një vendim i gabuar. Ata thonë se kripa, sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara janë më të dëmshme dhe janë pikërisht ato që duhet të taksohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA