Një gjykatë në Bahrein burgosi ditën e sotme 27 persona me 15 vjet heqje lirie, për pjesëmarrjen e tyre në protestat anti-qeveritare të disa muajve më parë.
Midis të dënuarve, gjendeshin edhe disa figura të rëndësishme të partive opozitare në vend. Ndërkohë, autoritetet lajmëruan për ndalimin e mbajtjes së një proteste tjetër të planifikuar gjatë ditëve në vazhdim.
Sipas Manamës zyrtare, partia kryesore shiite dhe opozitare, “Al-Wefaq”, ka luajtur një rol të rëndësshëm në destabilizimin e qëllimshëm të vendit, duke u bërë përgjegjëse direkte ose e tërthortë për vdekjen e disa dhjetëra protestuevse.
Në reagimin e partisë në fjalë, burgimet masive konsiderohen si një “fushatë e regjimit për të eliminuar kundërshtarët e tij”.
Ditën e hënë, 14 persona u dënuan me burgime të gjata për tentativën e vrasjes së një polici.
Top Channel